Për Këshillin e prindërve

Për Këshillin e prindërve

 

Kush jemi ne?


Prindërit e secilës klasë zgjedhin një udhëheqës/e dhe një zëvendës/e të rrethit të atyre. Ata formojnë së bashku me udhëheqjen e shkollës dhe një mësues/e Këshillin e prindërve në Sennhof.

Këshilli i prindërve angazhohet për një punë të hapur dhe konstruktive mes udhëheqjës së shkollës, mësuesve edhe prindërve. Ai promovon nderimin dhe besimin ndërmjet tyre. Këshilli i prindërve mundëson takimin e të gjithë prindërve të shkollës Sennhof dhe angazhoget për shkëmbimin e përvojës.

Përmes ndikimit të prindërve do të forcohet përgjegjësia e përbashkët mes fëmijëve dhe të pasurohet jeta e përditshme shkollore. Kjo mbështetet nga projekte të ndryshme të cilët do të organizohen nga këshilli i prindërve dhe ndihmësve të atyre gjatë vitit shkollor.


Qka bëjmë ne?


Ne...
... ndihmojmë mësuesin/en me idea të ndryshme.
... ndikojmë në aktivitete shkollore.
... nisim organizime shkollore dhe ndihmojmë realizimin e tyre.
... organizojmë një mbrëmje arsimore të përbashkët një herë në vit.
... jemi të hapur për idea dhe sugjerime të rea nga prindërit.
... formojmë me prindër të interesuar grupë projekte për temë aktuale.
... informojmë prindërit për detyrat tona.
... nuk shtrojmë ndikim ndaj funkcionimit aktual të shkollës.

Na mbështetni me këshilla dhe veprime ose bëhuni anëtarë në këshillin e prindërve duke pyetur përfaqësuesin e klasës të fëmiut tuaj.
Kështu mundeni të na kontaktoni: elternratsennhof@gmx.ch